THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I EDUKATORËVE BASHKËMOSHATARË
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë – YIHR KS në kuadër të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinjë nga komuniteti Rom, komuniteti Egjiptian dhe komuniteti Ashkali” shpall këtë thirrje për aplikim në Kampin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (Peer 2 Peer Youth Camp).
YIHR KS ka filluar zbatimin projektit që ka të bëjë me fuqizimin e votuesve të rinj nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian në 5 komuna të Kosovës (Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës dhe Fushë Kosovës).
Në kuadër të kësaj nisme, YIHR KS do të organizojë Kampin Bashkëmoshatarë më 26-28 Janar në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.
Përmes kampit, të rinjtë nga komuniteti Rom, komuniteti Ashkali, dhe komuniteti Egjiptian do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë mbi proceset zgjedhore, rëndësinë e votës, aktivizmit qytetar dhe procesin e votimit.
Kushtet për aplikim:
1.Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18-35 vjeç nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian.
2. Aplikantët duhet të jenë qytetarë me vendbanim në këto komuna: Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjakovës dhe nga Komuna e Fushë Kosovës.
3.Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në kampin 3 ditor.
Të gjitha shpenzimet përgjatë kampit mbulohen nga organizatorët.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat personale (duke përfshirë edhe edukimin) dhe një letër motivmi për pjesëmarrje në kamp.
Datat e aplikimit:
Çdo person i interesuar për aplikim duhet që këtë ta bëjë më se largu deri me 4 Janar 2018. Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.
Inkurajohen vajzat dhe gratë e Komunitetit Rom, Komunitetit Ashkali dhe Komunitetit Egjiptian që të aplikojnë.
Për çdo pyetje, kërkesë, paqartësi ose informacion shtesë ju lutem na shkruani në adresën elektronike ksoffice@yihr.org.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.