Sunday, January 21, 2018
YIHR

Publikohet videoja promovuese e platformës “Know Your Rights” (Njih të Drejtat Tua)

January 9, 2018

Know Your Rights (Njih të Drejtat Tua) është një platformë online, me të cilën Institucioni i Avokatit të Popullit ka për qëllim të promovojë të drejtat e të rinjëve të moshës 16-29 vjeçare, sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë.
Platforma ofron udhëzime për disa nga të drejtat në fushët e arsimit, shëndetësisë, komuniteteve jo shumicë, punësimit, familjes, sistemit të drejtësisë, punës në komunitet, përfitimet sociale, dhe fuqizimit të rinisë. Në këtë platformë të inkorporuara do të jenë edhe dy institucionet e tjera si: Inspektorati Policor i Kosovës dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor ku qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin ankesa.

Kjo video u realizua nga YIHR KS në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts.


Download