Erona Hajdari

Erona Hajdari

Zyrtare e Administratës dhe Burimeve Njerëzore

Erona iu bashkua me YIHR KS në Janar, 2021 si Asistente e Programit dhe tashmë punon si Zyrtare e Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Ajo ka studiuar Psikologji në Universitetin e Prishtinës. Para se të bashkohej me YIHR KS, Erona ishte e angazhuar si praktikante në OJQ të ndryshme lokale që promovojnë barazinë sociale. Ajo gjithashtu punoi si Zyrtare për Komunikim dhe Administratë në OJQ-në The Ideas Partnership, duke kontribuar në mirëqenien dhe fuqizimin e  komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Erona është një avokuese e pasionuar për të drejtat e njeriut, diversitetin dhe barazinë sociale për të gjithë, dhe ajo beson se të gjithë meritojnë të jetojnë në një ambient të sigurt dhe mbështetës.